Haradinaj në 20-vjetorin e masakrës së Tusuzit: Gjaku i martirëve na obligon që të mos ndalemi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj në 20-vjetorin e masakrës së Tusuzit: Gjaku i martirëve na obligon që të mos ndalemi

15:39 | 26 Maj 2019

Sot është shënuar 20 vjetori i masakrës në lagjen e Trimave në Prizren.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se kujtimi i martirëve dhe sakrifica e tyre është dëshmi për t’i kultivuar më tej dhe mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë gjersa përgjegjësit e këtyre masakrave dhe gjenocidit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar

“Sot bëhen 20 vjet nga gjenocidi në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku u masakruan 27 shqiptarë të pafajshëm. Kujtimi i martirëve dhe sakrifica e tyre është dëshmi për t’i kultivuar më tej dhe mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën. Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë gjersa përgjegjësit e këtyre masakrave dhe gjenocidit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: