Haradinaj në BIK: Të punojmë se bashku, ta çojmë vendin përpara

10:26 | 11 August 2019

Myslimanët në mbarë botën po e festojnë Kurban Bajramin.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, nga ku uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë festë.

Ai uroi që të shpërblehet gjitha sakrifica e atyre që kanë bërë për njëri-tjetrin edhe ata që kanë nevojë.

“Gjithë vëllezërve dhe motrave shqiptarë që e festojnë, gjithë besimtarëve myslimanë që e festojnë me urimin që t’iu shpërblehet sakrifica të gjithëve edhe atyre që kanë bërë për njëri-tjetrin dhe atyre në nevojë. E thash më herët që ne kemi detyra të ndryshme në jetë. Por një marrëdhënie e mirë me të gjithë neve, vendin tonë e çon përpara dhe ne jemi të interesuar që këto marrëdhënie t’i kemi më të mira të mundshme”, tha ai.

I pari i qeverisë në dorëheqje gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar me kabinetin e tij dhe disa nga ministrat.

Komento: