Haradinaj në Bllacë: Nëse ne e harrojmë historinë , ajo përsëritet

15:06 | 10 Prill 2019

Sot është shënuar 20-vjetori i gjenocidit serb dhe spastrimit etnik “Bllaca 99”.

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas kthimit nga Amerika, ka shkuar për të hedhur gurëthemelin e muzeut të Bllacës, në nderim të të gjithë refugjatëve gjatë luftës së ‘99-ës.

“Bllacë 99” do të jetë muzeu i luftës së Kosovës, e kjo shtëpi, sipas kryeministrit Haradinaj, do të jetë zëri i ndërgjgjës dhe nuk do të lë askënd të harrojë historinë.

“Kjo do të jetë Shtëpia që folë me zërin e ndërgjegjes, kundër harresës”, ka thënë Haradinaj gjatë ceremonisë së vënies së gurëthemelit.

Ai ka përsëritur një frazë të tij se nëse historia harrohet, ajo mund të përsëritet, shkruan Gazeta Express.

“Bota e lirë mos me leju më kurrë spastrimin etnik sepse kush e harron historinë, ajo i përsëritet”, ka thënë ai.

Edhe në këtë ceremoni Haradinaj ka thënë se secila sakrificë e shqiptarëve është bërë “për të mos dhënë tokë”.

Komento: