Haradinaj sot ka qëndruar në Deҫan.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në vendlindjen e tij për një bashkëbisedim me deçanasit.
Në prag të zgjedhjeve, ish-kryeministrin e pritën një numër i madh i bashkëvendasve të tij siç shihet në fotografitë e publikuara nga ai.
“Me deçanasit, bashkëbisedim si në shtëpi”, ishte përshkrimi i Haradinajt për pritjen që ia bënë ata.