Haradinaj: Në institucionet e Kosovës ende luftohet UÇK-ja

14:32 | 12 Prill 2022

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet mbi politikën e jashtme të Kosovës ka thënë se Qeveria Kurti nuk po udhëheqë në politikën e jashtme me vlerat kryesore të shtetit të Kosovës.

Haradinaj tha se në institucionet e Kosovës janë rrënuar tri vlera kryesore. Sipas Haradinajt aty nga partia në pushtet ende luftohet UÇK-ja dhe qasja kundër Amerikës.

“Kushdo që udhëheqë me Kosovën nuk guxon me dalë prej themeleve të veta, kësaj qeverie i ka ndodhë e kundërta. VV ia ka lënë fajin UÇK-së se komandantët po udhëheqin me vendin, kur nuk janë pajtu me LDK ia kanë lënë fajin Rugovës. Nuk kanë mbrri me kuptu se tani realitetet janë tjera.

Në institucionet e Kosovës edhe sot e tri vlera janë të rrënume.

Luftohet UÇK dhe nuk kanë arritë me dalë prej kësaj lufte, kanë mbetu peng i agjendës së tyre kundër UÇK-së, po vazhdohet me qenë kundër Amerikës. Qeveria Kurti është duke abuzu me durimin e aleatëve kryesorë të sigurisë. Ju lutem kthenu në themel të asaj kush jemi. Jemi Republika e Kosovës. Vetëm të udhëhiqeni me këto vlera nuk do të keni problem në politikën e jashtme.”, tha Haradinaj.

Komento: