Edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po merr pjesë në organizimin e “Epopesë së Dukagjinit”.
Në një fjalë rasti kryeministri u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos ndalën për siç është shprehur “për ta bërë Kosvën tonën”. Tha se është mirënjohës ndaj NATO-s dhe Amerikës për ndëryrjen në luftë 20 vjet më parë.
Kryeministri Haradinaj tha se askush nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së, duke shtuar se kot e kanë.
“Kot e kanë ata që mundohem me flliq luftën tonë, kot e kanë, nuk ka gjykatë që i gjen gabime luftës sonë…A ka vlerë ma të madhe e ditë ma të mirë sesa me qenë të lirë…Ju bëjë thirrje sot të gjithëve, të mos ndalemi tu e bo Kosovën tonën, kështu i nderojmë të gjithë ata breza që janë flijuar të jemi në këtë ditë”, tha kryeministri Haradinaj.
Shtoi se 20 vjet më parë ndodhi ajo që e prisnin të gjithë NATO e prirur nga Amerika ia dha hakun armikut.
“Miku i mirë në ditë të vështira”, NATO na u gjet e prirur nga Amerika në ditët më të vështira për popullin tonë”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Express.
“Kjo ngjarje është humane dhe njerëzore e ardhur prej Zotit.
Dhe i kom ni me vesht e mi popullin tu thanë paska Zot edhe për ne…I jemi mirënjohës për jetë NATO-s edhe Amerikës”, tha më tej kryeministri.
Ndër të tjera, ka falënderoj presidentin Thaçi për dekorimin që u bëri luftëtarëve të lirisë dhe tha se do ta vazhdojnë këtë praktikë të nderimit.