Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Mynhen të Gjermanisë.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kosova ka shënuar progres të madh në fushën e sigurisë, duke konsoliduar gjithë infrastrukturën ligjore dhe resurset humane, për të qenë në krah me vendet demokratike, në mision ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në botë.
Sipas tij, përkushtimi institucional do të vazhdojë, duke fuqizuar partneritetin tonë me akterët më të rëndësishëm të sigurisë në botë.
Postimi i tij i plotë:
Në Konferencën më prestigjioze ndërkombëtare të sigurisë në Mynhen të Gjermanisë, forum ky që mbledhë krerë shtetesh, ministra, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, politikbërës dhe vendimmarrës të rëndësishëm, ku do të diskutohet dhe debatohet për sfidat dhe të arriturat në fushën e sigurisë globale.
Kosova ka shënuar progres të madh në fushën e sigurisë, duke konsoliduar gjithë infrastrukturën ligjore dhe resurset humane, për të qenë në krah me vendet demokratike, në mision ruajtjen e paqes dhe sabilitetit në rajon dhe në botë.
Përkushtimi institucional do të vazhdojë, duke fuqizuar partneritetin tonë me akterët më të rëndësishëm të sigurisë në botë. Konferenca e sotme është rast i mirë, për ta shpalosur përkushtimin e Kosovës në gatishmëri dhe kontributdhënie për forcimin e paqes rajonale dhe globale, së bashku me partnerët tonë strategjik.