Haradinaj në Pentagon: “Nga kjo portë mori bekimin për Ushtria e Kosovës”

22:38 | 21 October 2024
haradinaj-ne-pentagon:-“nga-kjo-porte-mori-bekimin-per-ushtria-e-kosoves”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në ShBA.

Haradinaj sot ishte në Pentagon, ku takoi zyrtarët e lartë amerikanë.

Ai tha se “nga kjo portë e madhe e Pentagonit doli kur e mori bekimin nga Sekretari i Mbrojtes Mattis për themelimin e Ushtrisë së Kosovës”.

“Sot po hyn për të argumentuar nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Lidhja jonë me Amerikën do të jetë e përjetshme”, tha Haradinaj.

Deputeti i AAK-së Besnik Tahiri, ka ndarë pamje nga këto takime.

Komento: