Haradinaj: Në qeverisjen e Ardian Gjinit, fermerët do të jenë në qendër të vëmendjes dhe mbështetjes institucionale

15:00 | 20 Maj 2026
haradinaj:-ne-qeverisjen-e-ardian-gjinit,-fermeret-do-te-jene-ne-qender-te-vemendjes-dhe-mbeshtetjes-institucionale

Gjatë vizitës në fermën bujqësore të Muharrem Hotit dhe Imer Durakut, në kuadër të aktivitetit “Korr e ha n’katun” në Krushë të Madhe, u vlerësua nga afër puna dhe përkushtimi i madh i fermerëve në zhvillimin e bujqësisë vendore.

Gjatë këtij takimi, u prezantuan edhe planet qeverisëse të Ardian Gjinit për sektorin e bujqësisë dhe mbështetjen që do të ofrohet për fermerët në të ardhmen.Gjithashtu u theksua se kryetari Smajl Latifi ka qenë vazhdimisht pranë fermerëve, duke i mbështetur edhe në periudha kur mungonte përkrahja e nevojshme institucionale nga niveli qendror.Në këtë kontekst, u ritheksua se në qeverisjen e Ardian Gjinit, fermerët do të jenë në qendër të vëmendjes dhe mbështetjes institucionale, me synim fuqizimin e prodhimit vendor dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në vend.

Komento: