Haradinaj në takim me zyrtaren e departamentit të shtetit, flet kundër ndarjes së Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj në takim me zyrtaren e departamentit të shtetit, flet kundër ndarjes së Kosovës

17:23 | 28 Maj 2019

Susan Falatko po qëndron në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim zëvendsdrejtoreshën e Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qëndrore dhe Çështjeve të Euroazisë ne departamentin amerikan të shtetit Susan Falatko.

Haradinaj ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se në takim është biseduar për rritjen e koordinimi me Serbinë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Sipas Haradinajt, në këtë takim u bisedua për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë në kufijtë ekzistues.

Në këtë takim ka qenë pjesëmarrës edhe ambasadori amerikan në Kosovoë, Philip Kosnett.

Ja postimi i plotë i Haradinaj:

ShBA si aleate strategjike e Kosovës qëndron në krah të vendit tonë në konsolidimin e brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe në rrugëtimin e saj euro-atlantik.

Bashkëbisedim i frytshëm me Susan Falatko, zëvendësdrejtoreshë e Zyrës për Çështjet e Europës Jugore dhe Qëndrore dhe Çështjeve të Euroazisë në Departamentin amerikan të shtetit, për rritjen e koordinimit ndërmjet Kosovës dhe partnerëve të saj strategjik, me fokus dialogun me Serbinë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, që përfshinë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Marrëdhëniet bilaterale të Kosovës me ShBA-në po thellohen duke e fuqizuar miqësinë e përhershme ndërmjet dy vendeve. RH

Komento: