Haradinaj në takimin me delegacionin gjerman, ja përmend kushtin qe ka Kosova për heqjen e takës

12:38 | 03 June 2019

Para samitit të Parisit, një delegacion nga Gjermania dhe Franca po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me delegacionin nga Franca dhe Gjermania ka treguar se kanë diskutuar për rrjedhën e samitit të Berlinit dhe parapërgatitjet për takimin e radhës që do të mbahet në Paris.

Ai në Facebook ka shkruar se Kosova është e gatshme për marrëveshje, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë.

Ky është postimi i kryeministrit në rrjetin social Facebook:

Sot prita delegacionin ndër- qeveritar nga Gjermania dhe Franca, dhe përfaqësuesit e Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron, për të diskutuar rrjedhën e Samitit të Berlinit dhe parapërgatitjet për vazhdimin e angazhimit në takimin e radhës në Paris.

Kosova është gati për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë, dhe mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur!

RH

Komento: