Haradinaj në trevjetorin e vde*kjes së Albright: Kujtojmë veprën e saj titanike për Kosovën e lirë të pavarur

19:38 | 23 March 2025
haradinaj-ne-trevjetorin-e-vde*kjes-se-albright:-kujtojme-vepren-e-saj-titanike-per-kosoven-e-lire-te-pavarur

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në trevjetorin e vdekjes së ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, tha se kujtojmë veprën e saj titanike për Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Ai tha se për aq sa të ketë Kosovë, e që siç u shpreh, do të ketë përjetë, aq do të jetë pjesë historisë edhe Albright

“Në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta të mikes së Kosovës, Madeleine Albright, kujtojmë veprën e saj titanike për Kosovën e lirë dhe Kosovën e pavarur”.

“Për aq sa të ketë Kosovë, e që do të ketë përjetë, aq do të jetë pjesë historisë edhe ish-Sekretarja e Shtetit, Albright, për të na kujtuar që historia e Kosovës së lirë fillon me USA dhe shtetësia e Kosovës mbetet me USA”, ka shkruar Haradinaj.

Komento:
loading