Haradinaj: Nëna Terezë përmes veprave të saj shfaqi vlerat e kombit shqiptar

11:11 | 05 Shtator 2023
haradinaj:-nena-tereze-permes-veprave-te-saj-shfaqi-vlerat-e-kombit-shqiptar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se trashëgimia e Nënës Terezë është vlerë dhe burim krenarie dhe frymëzimi për të ndjekur rrugën e saj.

Kështu ka thënë Haradinaj në Ditën e Shenjtërimit të Nënës Terezë.

“Në Ditën e Shenjtërimit të Nënës Terezë, kujtojmë një figurë të jashtëzakonshme, një shembull unik të humanizmit dhe shërbimit ndaj të tjerëve. Përmes veprave të saj të mëdha humanitare, ajo shfaqi vlerat e kombit shqiptar, për të ndihmuar ata që vuajnë. Trashëgimia e Nënës Terezë është vlerë dhe burim krenarie dhe frymëzimi për të ndjekur rrugën e saj drejt të mirës dhe shërbimit ndaj të tjerëve”, është shprehur Haradinaj./Front Online

Komento: