Haradinaj: Nesër ditë zie për policin e rënë në detyrë

09:53 | 28 Dhjetor 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se rënia e policit Izet Demaj gjatë detyrës do të jetë një pikë kthese për policët.

Haradinaj ka vizituar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, pas humbjes së jetës së policit Izet Demaj.

Haradinaj ka thënë se është shumë i prekur për atë çka ka ndodhur dje, derisa ka thënë se institucionet do të ndërmarrin gjithë veprimet për t’i përkrahur policët.

Deklaroi se nesër do të shpallet ditë zie për Demajn.

Haradinaj para gazetarëve ka thënë, se rasti rënies së policit Izet Demaj gjatë detyrës, do të jetë një pikë kthese për policët. Deklaroi se institucionet do të ndërmarrin gjithë veprimet për t’i përkrahur policët.

Ai ka thënë se që ligjet që u sigurojnë atyre rritje të pagave dhe sigurim shëndetësor janë në gazën finale, dhe se që nga janari do të fillojnë t’i procedojnë.

I pari i ekzekutivit njoftoi se nesër do të shpallet ditë zie për vdekjen e Demajt, derisa tha se do t’i qëndrojnë afër familjes së tij dhe do të iu ofrojnë përkrahje.

“Nesër do të shpallet ditë zie. Kjo do të jetë ditë kthese, pra vdekja e policit dhe rënia e tij gjatë detyrës. Ligjet kanë avancu janë në fazën fionmale, dhe që nga janari do të fillojmë me i procedu”, tha Haradinaj.

Ndryshe, në nderim të tij, sot kabineti i kryeministrit të Kosovës, ka nisur takimin e mëngjesit me një minutë heshtje në nderim të policit, Izet Demaj.

Demaj humbi jetën dje pasdite nga një person i armatosur derisa po tentonte të kryente një grabitje të armatosur në bankë në Istog. Lidhur me këtë rast, mbrëmë janë arrestuar dy persona.

Komento: