Haradinaj nga Krusha: I nderojmë të rënët duke mos e vjedhur shtetin

12:12 | 26 March 2019

Sot janë bërë 20 vjet nga masakra e Krushës.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor të 20 vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe.

Ai para të pranishmëve fillimisht iu drejtua fëmijëve dhe për këtë tha se ka një aryse, njofton Klan Kosova.

“E fillova me fëmijët sepse kam arsye pse e fillova. Është ndjenjë e mirë t’i shohësh fëmijët aty ku është ndalë jeta, por jeta jonë do të vazhdojë edhe pse qëllim ka qenë të ndalet. Kur shkoj në Prekaz dhe po i shoh brezat e rinj atëherë jemi të sigurt që jeta dhe e drejta jonë vazhdon. Në vitin 1999 ishte i drejtë vendimi i NATO-s me ndalë tragjedinë e Kosovës”.

“Në ditën e sotme kujdesi, respekti dhe nderimi i të rënëve është detyrë siç janë botimet, librat, dokumentarët prë ata pasi dëshmitë janë më së të nevojshme. E vërteta jonë e dhimbshme të mund të dëshmohet dhe tregohet. Kur intelektualë dhe të rinj serbë të kërkojnë të vijnë në Kosovë me pa edhe Krushën, do ta kishin më lehtë të kuptonin të drejtën e rajonit tonë”.

Haradinaj tha se nuk mund Serbia t’i jep paqe Ballkanit nëse nuk i njeh krimet e kryera në Kosovë.

“Po i dëgjoj politikanët serbë që mohojnë krimet dhe dhimbjet tonë. Ne kemi dhjetëra vende ku janë vra civilë të pafajshëm, të shumë etnive dhe besimeve. Është e pakuptimtë që Serbia të kërkojë diçka për njohje. Si ka mundësi të mohohet Krusha, Suhareka? Si ka mundësi që Vuçiq, Bërnabiq dhe Daçiq, ta mohojnë të vërtetën, si dëshirojmë t’i japin paqe Ballkanit? Ne edhe me këta të pagjetur kemi shkuar në dialog. Si ka mundësi që ata të i kërkojnë Kosovës të plotësojë kushte për të shkuar në dialog?”

“Fëmijët e vërtetojnë që jeta jonë vazhdon. Jo vetëm varret, por gjithë kjo tokë është e mbushur me kujtime, me luftëra, jemi me mijëra vjet në këto vende dhe dëshirojmë që të jetojmë në paqe”.

“Vëllezërit Bytyqi kanë shokuar botën dhe rasti i ngjashëm është me Ukshin Hotin. Duke qenë kështu, ne politika kemi shumë faj dhe jemi për kritikë në shumë drejtime. Ne do t’i nderojmë të rënët në Krushë e kudo duke punuar më sinqertë dhe duke mos e vjedhur vendin, të mos shikojmë vetëm për vete dhe familjet tona apo të afërmit e partive tona. Këtë e arrijmë duke vendosur rend e ligj në vend”.

“Njohja e Kosovës nga Serbia nuk nënkupton amnesti ligjore. Nuk është pajtim të kthehesh në të kqëija, por të njihen dy vendet dhe të ecim përpara me kufitjë ekzistues. Ne synojmë anëtarësimin në BE dhe NATO. Kemi ushtrinë dhe duhet të jemi në gjendje të mbrohemi, por do të jemi më të sigurt në NATO sepse është mbrojtje kolektive”.

Komento: