Haradinaj nga Lipjani: Nga anëtarësimi direkt në NATO e deri te reforma në shëndetësi, do ta bëjmë Kosovën fituese

20:08 | 04 December 2024
haradinaj-nga-lipjani:-nga-anetaresimi-direkt-ne-nato-e-deri-te-reforma-ne-shendetesi,-do-ta-bejme-kosoven-fituese

Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj, ka njoftuar për takimin e radhës.

Haradinaj së bashku me partiakë të tij, ka vizituar sonte Lipjani.

Ai ka thënë se Lipjani ka kandidatët e shkelqyer të cilët janë të gatshëm për të sjellur ndryshimin e vërtet.

“ë çdo shtrëngim dore, në çdo bisedë me qytetarët e Lipjanit, ndjeva forcën dhe vendosmërinë për Kosovën Fituese. Me kandidatët tanë të shkëlqyer, Ilir Tasholli dhe Albana Gërxhaliu, jemi të gatshëm të sjellim ndryshimin e vërtetë që Lipjani dhe mbarë Kosova ka nevojë”

“Kosova Fituese nuk është thjesht një premtim – është realitet që po vjen. Me përvojën time në udhëheqje dhe me energjinë e kandidatëve tanë, do të ndërtojmë një Kosovë që fiton në çdo fushë. Nga anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional e deri te reforma në shëndetësi, nga arsimi cilësor e deri te pavarësia energjetike – çdo premtim është i matur dhe i realizueshëm”, ka shkruar i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Sot në Lipjan – Bashkë do ta bëjmë Kosovën Fituese!

Në çdo shtrëngim dore, në çdo bisedë me qytetarët e Lipjanit, ndjeva forcën dhe vendosmërinë për Kosovën Fituese. Me kandidatët tanë të shkëlqyer, Ilir Tasholli dhe Albana Gërxhaliu, jemi të gatshëm të sjellim ndryshimin e vërtetë që Lipjani dhe mbarë Kosova ka nevojë.

Kosova Fituese nuk është thjesht një premtim – është realitet që po vjen. Me përvojën time në udhëheqje dhe me energjinë e kandidatëve tanë, do të ndërtojmë një Kosovë që fiton në çdo fushë. Nga anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional e deri te reforma në shëndetësi, nga arsimi cilësor e deri te pavarësia energjetike – çdo premtim është i matur dhe i realizueshëm.

Plani ynë është konkret dhe i realizueshëm: rritja e pagës minimale në 500 euro dhe asaj mesatare në 1000 euro, barazimi i pensioneve me pagën minimale, ulja e TVSH-së për produktet bazë, dhe trefishimi i financimit për bujqësi. Ndryshe nga qeveria aktuale që ka 12 miliardë në dispozicion por asnjë projekt të realizuar, ne do të veprojmë me vendosmëri për zhvillimin e vendit tonë.

Komento: