Haradinaj nga selia e re e AAK’së: Aleanca ka qenë dhe mbetet shtëpi e sigurtë e me dyer të hapura për të gjithë

22:52 | 04 Korrik 2024
haradinaj-nga-selia-e-re-e-aak’se:-aleanca-ka-qene-dhe-mbetet-shtepi-e-sigurte-e-me-dyer-te-hapura-per-te-gjithe

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përuruar sonte selinë e re. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka publikuar pamje nga ceremonia.

Haradinaj ka thënë se “Aleanca ka qenë dhe mbetet shtëpi e sigurtë e me dyer të hapura për të gjithë”, shkruan Reporteri.net.

“Sonte, në mënyrë solemne i hapëm dyert në lokacionin e ri qendror të Aleancës. E nisëm me mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe vazhduam me aktivistë e miq. Aleanca ka qenë dhe mbetet shtëpi e sigurtë e me dyer të hapura për të gjithë”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: