Haradinaj ngushëllon familjarët e vikt*imave nga zjarri në Koçan

17:08 | 16 March 2025
haradinaj-ngushellon-familjaret-e-vikt*imave-nga-zjarri-ne-kocan

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga tragjedia që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka ngushëlluar familjarët e viktimave, ndërkaq të lënduarve u uroi shërim të shpejtë

“Tronditës lajmi për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut! Ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Të lënduarve shërim të shpejtë. Qëndrojmë pranë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë ditë të rëndë për ta”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook.

Komento: