Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen nga Peja, të cilët humbën tre anëtarë në aksidentin në Çubrel.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj gjithashtu ka uruar shërim të shpejt për të lënduarit në këtë aksident.
“Bashkëndjejmë me familjen Gashi nga Peja që humbi të dashurit e tyre në aksidentin tragjik në Çubrel. Zoti ju lehtësoftë dhembjen. Njëkohësisht urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit në këtë aksident”, ka shkruar tutje Haradinaj.