Haradinaj ngushëllon Nexhat Dacin për humbjen e djalit nga orteku në Brezovicë

16:26 | 26 January 2019

Djali i politikanit të njohur kosovar, Nexhat Dacit ka ndërruar jetë sot në Brezovicë.

Ramush Haradinaj e ka ngushëlluar Nexhat Dacin për vdekjen e djalit të tij, Arianit. Shefi i Qeverisë ka ngushëlluar familjen Daci dhe miqtë e tij.

“I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: