Haradinaj nuk do ta zvogëlon Qverinë aktuale – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj nuk do ta zvogëlon Qverinë aktuale

08:43 | 26 Janar 2019

Kreu i qeverisë, Ramush Haradinaj synon të zvogëlon Qeverinë e ardhshme, por jo aktualen.

Kosova në mars të këtij viti pritet ta miratojë ligjin për Qeverinë, i cili parasheh zvogëlimin e numrit të ministrive. Por nuk dihet nëse kjo “tkurrje” do të fillojë me Qeverinë aktuale. Opozita kërkon që ligji të fillojë të zbatohet menjëherë pas miratimit, shkruan Gazeta “Zëri”.

Kosova që nga paslufta ka pasur 6 qeveri, të cilat kanë funksionuar pa një ligj që e rregullon qeverisjen e tyre. Më 8 maj të vitit të kaluar qeveria “Haradinaj” mori vendim që të themelojë Komisionin për Hartimin e Projektligjit për Ekzekutivin, i cili planifikon që ligji të miratohet deri në fund të marsit të këtij viti, por ende nuk është bërë e qartë nëse zbatimi i tij do të nisë me Qeverinë aktuale.

Deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës qeveritë kanë funksionuar me rregulloren e UNMIK-ut, me statusin e së cilës kanë funksionuar 15 ministri. Pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës Qeveria nuk i referohet më kësaj rregulloreje. Ligji për Qeverinë, që tashmë është duke u hartuar, parasheh zvogëlimin e ministrive, numri i të cilave me Qeverinë aktuale ka shkuar në 21, shkruan Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht që hartimi i këtij ligji për Qeverinë është mirëpritur, opozita shpreson që ndryshimet dhe reduktimet e ministrive të nisin nga kjo Qeveri, ndërsa analistët janë skeptikë që ky ligj do të procedohet dhe do të kalojë në Kuvend këtë vit.

Komento: