Haradinaj nuk dorëzohet në çështjen e taksës, merr përkrahje nga ky deputet i Kosovës

19:28 | 15 Janar 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë vendim që të mos hiqet taksa kundër taksës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri i ka dhënë përkrahje kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj që mos të heq dorë nga taksa, edhe pas presioneve të shumta.

Tahiri ka thënë se populli ashtu siç e do Amerikën ashtu e do edhe Haradinajn, andaj ai nuk duhet të dorëzohet.

Ai gjithashtu e ka konsideruar Haradinajn si mbrojtës i identitetit shqiptar të kohës moderne, shkruan lajmi.net.

Postimi i tij i plotë:

Me ty Ramush Haradinaj!

Ashtu siq e do populli ynë Amerikën, ashtu të duan edhe ty! Ashtu siq e beri Amerika krenarë popullin tonë me përkrahejen për Ushtri, ashtu është edhe populli ynë krenarë me ty! Pse? Sepse ishe ai sebashku me shokët e tu vendimarrës që prej Pavaresisë se Kosovës, nuk mundi askush me ia dredhua GUHËN politikanëve invesitorë serbë që punuan vazhdimisht kundër Kosovës dhe njohejet e saj!

Ramush Haradinaj, nesër nëse ndodh që të hiqet TAKSA, dihet mirë që dikend e ka marrë malli për PLAZMA KEKSA TË SERBISË, dhe dihet mirë që çdo qytetarē do të kujtoj vendosmerinë tënde që ngrite pluhur në Ballkan, Evropë E Amerikë!

Tani e tutje Serbia e di që nuk ka lojera më KOSOVË.

Me ty Ramush Haradinaj mbrojtësi i identitetit shqiptarë të Kohes Moderne.

Inati mund të ja kemi, por doren duhet me ja dhënë.
Krejt e dim qe nuk je dhe nuk jemi kundër Amerikës, por kundër mallrave të Serbisë.

Do vazhdoj të loboj për bojkotin e tyre⭐derisa te ket marrëveshje.

LABINOT TAHIRI FERIZAJ KOSOVË E SHQIPËRISË.

Komento: