Kreu i Qeverisw, Ramush Haradinaj s’e din sa para do t’i ndajnë për Notre Damen.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u është përgjigjur kritikave për propozimin e tij në lidhje me ndarjen e një shume parash për renovimin e katedrales Notre Dame në Paris.
Gjatë ditës, Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të ndajë mjete për fondin në ndihmë renovimit të Notre Dames, ndërsa Shpend Ahmeti i PSD-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së, e kritikuan kreun e ekzekutivit për këtë veprim.
“Duhet të bëhet kujdes me deklarata të gjithë ne, edhe politikanët edhe të gjithë. Ky është gjest, nuk është se ne e rinovojmë Notre Damen, sepse ju e dini sa i shtrenjtë është ai renovim. Është vetëm një gjest, dhe shqiptarët shquhen për një qasje të këtillë. Nuk e di sa, një shumë simbolike, por një gjest do ta bëjë edhe Kosova. Ju them atyre që po mundohen t’ua shëndoshin zemrat të varfërve ose të sëmurëve, se nuk e kanë mirë, nuk është ashtu, mosni. Në raste të caktuara, edhe Franca na i shëron njerëzit, sot në Francë strehohen dhjetëra mijëra qytetarët të vendit tonë. I dëgjova disa deklarata shpejt e shpejt të Lumirit e Shpendit, e kuptoj populizmin, por kujdes sepse janë dhjetëra mijëra qytetarë të këtij vendi sot në Francë, e të cilët marrin shuma të mëdha parash çdo muaj. Këtë gjest e bëjmë për të falënderuar Francën për ndihmën që na jep”, deklaroi Haradinaj në një prononcim për mediat, raporton Koha net.