Haradinaj: Nuk e përjashtojmë mundësinë e koalicionit parazgjedhor me VV’në

23:37 | 08 Dhjetor 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj thotë se nuk e përjashtojnë mundësinë e koalicionit parazgjedhor me VV’në.

“Unë nuk thash në asnjë variant se ne kemi marrëveshje me VV’në për president por mund të kemi në të ardhmen që nuk e përjashtoj hiq mundësinë që do të jemi ndoshta partnerë me VV’në pas zgjedhjeve, mund të ketë edhe para zgjedhjeve”, tha Haradinaj.

“Po ne në politikë jemi. Kemi dallime substanciale por nuk domethënë që jemi armiq. Me askënd në Kosovë nuk jemi armiq politik. Kundërshtarë politik e mendime ndryshe por jo armiq”, shtoi ai.

Haradinaj thotë se në vend s’ka më vija të kuqe.

“Në Kosovë vijat e kuqe janë heq herët. Vetëm kur vjen fushata përmenden për konsum të brendshëm”, tha Haradinaj.

Komento: