Haradinaj nuk i bindet Amerikës, nuk do ta heqim taksën

12:19 | 23 Janar 2019

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pasi bëri homazhe në qytetin e Pejës me rastin e shënimit të 120 vjetorit të Lidhjes së Pejsë, ka folur edhe për taksën e produkteve me origjinë serbe dhe boshnjake. Ai është deklaruar se ky vendim nuk është marrë për “inat të askujt po për interesa nacionale”.

Fillimisht Haradinaj foli për misionin e Lidhjes së Pejës duke thënë se është dokument i dhënë nga prijësat e atëhershëm shqiptar.
“Lidhja e Pejës edhe pse nuk ka arrit misionin e vet me kry e ka dërgu një mesazh te shqiptarët, për drejtën e shqiptarëve në atë kohë. E drejta jonë ka qenë e rrezikume prej fqinëjve kontributi i Lidhjes së njohur si Lidhja e Pejës se njëri dokument është vetë besa e dhanme në mes të prijësave shqiptar. Kontributi i Lidhjes së Pejës na man edhe neve sot. Falë angazhimit të atëhershëm e kemi Kosovën të tillë ashtu siç ka mbet” deklaroi Haradinaj, duke shtuar se miku do të respektohet ashtu si edhe armiku.

“Jemi mik për mikun, dijmë me respektu edhe armikun, po kanë ndryshu kohnat shqiptarët nuk japin mo”, shtoi ai.
I pari i Qeverisë nuk ka lënë pa përmendur as taksën për produktet serbe e boshnjake, duke deklaruar se ajo nuk është vënë për inate.
“Është vit i ekonomisë, flasim për vende të reja të punës, imporojmë qindra milion mish në Kosovë, kishim mujt me pas ma shumë ferma e me hangër mishin e këtij vendi, po edhe produktet e tjera që i hajmë janë në vetëdijën. Taksa e vendosur për mallërat prej Serbisë, nuk është bërë për inati të dikujt, por është bërë për interes nacional edhe prodhuesit duhet me pri me porosi e kualitet, me produkte të sigura, edhe pse pas arsye të shnosha që Kosova jo vec me mbulu tregun e vet po edhe me eksportu ma shumë”, shtoi Haradinaj.

I pyetur se tash kur diskutohet për territore, a ka nevojë vendi për një lidhje të tillë si ajo e Pejës, kryeministri ka deklaruar se nuk ka rrezik të tillë.
“Atë që e thash me të drejtë e thash që kuvendi i atëhershëm na mbron edhe tash nuk kemi asi rreziku ky kuvend na mban, falë atij kuvendi atij angazhimi atdhetarëve tonë na jemi të qëndrueshëm, sikur ata të mos e kishin definu të drejtën tonë do të ishte e pamundur ne sot të mbrojmë atë”, shtoi ai.
Gjithashtu, Haradinaj ka bërë thirrje për ndalje të grevës në arsim, duke shtuar se të gjitha orët do të zëvendësohen.

“Projektligji nuk është vetëm për arsimin, është për policët zyrtarët zjarrfikësit për ata që paguhen prej shtetit ky ligj do të ndodh besoj me 31 nuk do të insistoj më shumë është në vetëdijën e tyre. Asnjë orë e humbur nuk do të mbetet pa u zavëndësu, ma mirë me u kthy tash sa me ju shku vera”, ka përfunduar Haradinaj.

Komento: