Partia Socialdemokrate, ka pohuar se nuk e kanë qëllim të i bashkohen Qerverisë.
Kryeministri ka siguruar se PSD-së do t’i plotësohen kushtet, derisa analisti Tahiri thotë se kjo parti shpejt do hyjë në qeveri.
Me votat e tyre e kaluan buxhetin e Kosovës, deputetët e Partisë Socialdemokrate i ndihmuan kryeministrit Haradinaj të kalojë njërën ndër sfidat më të rëndësishme të qeverisjes, raporton T7.
Por Haradinaj nuk do harrojë këtë të mirë që i bëri PSD. I pari i ekzekutivit është zotuar se do të shkojë deri në fund ti përmbushë kushtet që ju vunë nga PSD.
https://www.facebook.com/GazetaExpress/videos/232676600965932/
Kurse njohësi i rrethanave politike në Kosovë, Ramush Tahiri, ka konsideruar se Partia Socialdemokrate është një hap larg përfshirjes në qeverinë Haradinaj.
Sipas Tahirit, Haradinaj do t’ia plotësojë të gjitha kushtet kësaj partie.
E këtë skenar e mohon Partia Socialdemokrate. Këta thonë se nuk është qëllimi i tyre përfshrija në qeverinë Haradinaj.
Derisa cekin se i besojnë Haradinajt sa i përket kushteve që i kanë vënë.
Patia Socialdeomkrate në shkëmbim të votës për buxhetin ka kërkuar, miratimin e ligjit për dialogun, shkarkimin e ministrit të bujqësisë, Nenad Rikallo, miratimim e ligjit për paga, uljen e numrit të zëvendësministrave dhe reformimi i sistemit pensional.