Haradinaj: Nuk ishte e lehtë t’i dal përballë projektit për copëtimin e Kosovës

19:19 | 18 August 2019

Ramush Haradinaj sot ka përmendur sukseset që ai thotë se i ka kryer gjatë mandatit rë tij.

Kryeministri në detyrë, ka qenë sot në Istog ku ka vizituar strukturat e AAK-së.

Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë i lehtë krijimi i Ushtrisë dhe as përmbyllja e disa temave madhore.

Postimi i plotë në Facebook:

Nuk ishte e lehtë t’i dal përballë projektit për copëtimin e Kosovës. Nuk ishte lehtë krijimi i ushtrisë, as përmbyllja e Trepçës dhe temave tjera madhore të interesit nacional. Por qëndrueshmëria dhe konsistenca u shpaguan, sot jemi më afër se kurrë projektit tonë 100% shtet. Me Këshillin Drejtues dhe strukturat e Aleances në Istog, bashkë për fitore!

Komento: