Haradinaj nuk lëshon pe, u shkuan letër zyrtarëve të BE-së

15:45 | 20 Dhjetor 2018

Kryeministri i Kosovës duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë, pasi sërish u ka shkruar letër zyrtarëve të BE-së.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu është drejtuar me një letër zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Në këtë letër edhe njëherë theksohet se Bashkimi Evropian ka mbyllur sytë se i përket veprimeve të Serbisë, teksa rikujtohet se marrëveshja e Stabilizim Asocimit e nënshkruar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian vlen më shumë se sa dialogu me Serbinë.

“Sjelljet e Serbisë kundrejt Kosovës, duke përfshirë edhe refuzimin e vazhdueshëm për të impementuar teknike të marrëveshjes së Brukselit, nuk është se vetëm janë injoruar por Serbia ka përfituar asistencë financiare dhe po ashtu hapje të kapitujve të ri.

Dua të rikujtojnë që marrëveshja jonë e Stabilizim Asocimit me Bashkimin pjesët Evropian është një kontratë që vlen shumë më shumë se dialogu me Serbinë” thuhet në letrën e nisur nga Kryeministri Haradinaj.

Kreu i qeverisë së Kosovës po ashtu nuk ka harruar të potencoi se taksa prej 100% e vendosur kundrejt produkteve serbe nuk do të hiqet, ani pse shprehet e gatshme për vazhdimin e dialogut.

Ndryshe, kjo letër i është nisur Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, komisionarit Johannes Hahn dhe komisionares për Tregti të BE-së, Cecilia Malmstrom.

Komento: