Haradinaj: Orët e humbura gjatë grevës do të kompensohen përkundër vendimit të SBASHK-ut

15:36 | 23 Janar 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përkundër që ka permendur se taksa e vendosur ndaj mallërave serbe është interes kombëtar, ai ka folur edhe për grevën e mësimdhënësve dhe ka deklaruar që të gjitha orët e humbura duhet të kompensohen.

Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë homazheve tek shtatorja dhe kulla e Haxhi Zekës.

Ai ka treguar edhe për investimin 1 miliardë e 300 milionë dollarë që do të bëhet në energji.

“Projektligji për pagat nuk është vetëm për arsimin, është për policët, është për zyrtarët, për zjarrfikësit, për 80 e sa mijë që janë të paguar nga shteti, pra ky ligj do të ndodhë, besojmë me 31 janar. Unë nuk do të insistoj në asnjë veprim tutje, sa i përket atyre është në vetëdijen e tyre. Një gjë ju garantoj të gjithëve, asnjë orë e humbur nuk do të mbet pa u plotësu”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

Komento: