Kryeministri i kosovës është pritur në takim nga deputetë të Bundestagut Gjerman gjatë qëndrimit atje.
Ai i ka falënderuar ata për kujdesin e treguar për kosovën si dhe mbështetjen për liberalizimin e vizave, transmeton lajmi.net.
Po ashtu, përmes Facebookut Haradinaj ka thënë se deputetët gjermanë i ka falënderuar edhe për përkrahjen e pozicionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, dhe arritjen e një marrëveshjeje që ai thotë se duhet të ndodhë vetëm në kufijtë ekzistues.
Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:
Në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, sot në Berlin, pata një takim shumë të frytshëm pune me deputetët e Bundestagut gjerman, Johan Ëadephul CDU/CSU, Peter Bayer, CDU/CSU, Christian Schmidt, CDU/CSU. I falënderova deputetët e CDU/CSU për kujdesin e treguar për Kosovën, përfshi mbështetjen e madhe dhënë vendit tonë në procesin e liberalizimit të vizave. Po ashtu i shpreha mirënjohje Parlamentit gjerman për konsistencë sa i përket mbrojtjes së fuqishme të pozicionit tonë në dialogun me shtetin serb, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.