Haradinaj: Paraardhësit tanë na bëjnë krenar! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj: Paraardhësit tanë na bëjnë krenar!

17:30 | 27 Janar 2019

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka përkujtuar viktimat e luftës së dytë botërore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit.

Përmes një postimi në rrjetin “Facebeook”, Haradinaj është shprehur që paraardhësit tanë ende na bëjnë të ndihemi krenar për strehimin që i kanë bërë heberenjëve gjatë kësaj periudhe.

Postimi i plotë:

“Në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, reflektojmë për tragjedinë e madhe njerëzore dhe kujtojmë me përulje vuajtjet e një populli, të ngjashëm me shqiptarët për nga fati, që ua përcaktoi historia.
Me strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve, paraardhësit tanë edhe sot na bëjnë të ndihemi faqebardhë”.

Komento: