Një pikë e re kufitare pritet të hapet mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me deputetin e Kuvendit të Kosovës Adem Hoxha dhe zv/ministrin Hamza Balje.
Në takim është diskutuar për hapjen e përkohshme të pikë kalimit kufitar në Restelicë, që lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
Tutje Haradinaj tha se ky rajon, së shpejti do të gëzojë edhe rrugën e re regjionale.
Ja postimi i plotë:
Me qëllim të zhvillimit të agroturizmit dhe lehtësimit të qarkullimit të banorëve nga rajoni i Dragashit, prita sot në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës Adem Hoxha dhe zëvendësministrin Hamza Balje, me të cilët biseduam për hapjen e përkohshme të pikë kalimit kufitar në Restelicë, që lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
Ky rajon, së shpejti do të gëzojë edhe rrugën e re regjionale, investim i Qeverisë së Kosovës dhe kërkesat për ndërmarrjen e veprimeve të tjera, për t’i ndihmuar banorët dhe për ta zhvilluar turizmin në këtë zonë, do ta kenë gjithmonë përkrahjen tonë!
RH