Haradinaj paralajmëron masa të reja, i papritur veprimi i Serbisë

19:33 | 08 Dhjetor 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se pas taksës 100%, Serbia mund të përballet edhe me masa të tjera.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se çdo masë shtesë e institucioneve të Prishtinës, do të thotë qasje destruktive në raportet mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Serbia paralajmëron bashkësinë ndërkombëtare dhe bën thirrje për vëmendje ndaj politikës në Prishtinë. Ata nuk kanë kufinjë. Është e nevojshme që dikush nga komuniteti ndërkombëtar të bëj diçka para se të jetë shumë vonë”, ka thënë ai.

Sipas Gjuriq, as Prishtina e as BE-ja nuk po e kupton rrezikshmërinë e situatës dhe brishtësinë e raporteve mes dy vendeve.

I pyetur nga gazetarët se cila mund të jetë masa e re e ndërmarrë nga Prishtina, Gjuriq u përgjigj se “nuk na duhen masa tjera”.

Në ndërkohë, nga Qeveria e Kosovës janë shprehur të vendosur se taksa prej 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje nga Serbia e Bosnja nuk do të hiqet deri në një sjellje më konstruktive të Serbisë në politikën e jashtme.

Komento: