Haradinaj paralajmëron që këtë të premte do të reagojnë organizatat e dala nga lufta

22:03 | 12 Gusht 2020

Paralajmëron Haradinaj se këtë të premte do ta shihni reagimin e veteranëve.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka paralajmërar që këtë të premte organizatat e dala nga lufta do të reagojnë.

Megjithatë, ai nuk ka përmendur formën dhe mënyrën e reagimit.

Duke folur për Gjykatën Speciale, ai në Kanal10 ka deklaruar se OVLUÇK’ja është për zbardhjen e të gjitha vrasjeve.

“Nuk jemi kundër zbulimit të kri’meve, por Specialja po merret vetëm me shqiptarët, jo me etnitë tjera”, ka thënë Haradinaj.

Komento: