Haradinaj paralajmëron takim me Thaçin para takimit në Bruksel, thotë se nuk heq dorë nga taksa

10:15 | 26 April 2019

Me 29 prill në Bruksel do të mbahet takimi ku temë krysore do të jenë marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë.

Ai ka thënë se samiti i Berlinit i ftuar nga kanceralja Merkel dhe Marcron është takim multilateral e jo bilateral.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se para se të shkojnë në takim, do të diskutojnë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Qëndrimet janë të Kosovës dhe unë kam shpresë se nuk do të kemi shpërputhje me presidentin, por nuk ka ndryshim në qëndrimet e qeverisë për taksën. Do të kemi kohën me bisedu me presidentin para ngjarjeve dhe do të harmonizohemi por unë skam qëndrim tjera pos atyre qe i kemi paraqit”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur si i vlerëson deklaratat e ambasadorin amerikan, Philip Kosnett për pjesëmarrje të qytetarëve në protestën e sotme të Vetëvendosjes kundër kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, Haradinaj ka thënë se kjo është e drejtë e secilit.

“Qëndrimet e ambasadorit të Amerikës dhe të tjerëve që Kosova të ballafaqohet me të metat e saj, ne kemi vetëdije të plotë, protestat janë e drejtë e jona, është në rregull kur reagimet janë të partive politike në këtë rast, protesta nuk është vetëm dalja në rrugë, ka plot mënyra si të protestohet kundër një fenomeni të caktuar. Shyqyr që kemi liri, është rrezik kur një parti proteston kundër një prokurori, e kjo mund të shihet si ndërhyrje në gjyqësorin. Çdo herë ka një parti që nuk pajtohet me një zyrtar, me një prokuror”, ka thënë tutje Haradinaj.

Komento: