Me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për solidaritet.
Duke ju drejtuar besimtarëve muslimanë, Haradinaj kërkoi që muaji i Ramazanit të shërbej për afrim me njëri tjetrin.
“Të dashur bashkëkombës të besimit islam që keni agjëruar këtë muaj të shenjtë.
Sonte e përmbyllët me përkushtim dhe devotshmëri muajin e Ramazanit, muaj ky i afrimit dhe mbështetjes tek njëri tjetri.
Me shpresën e një agjërimi të pranueshëm, uroj që të jemi pranë njëri tjetrit me vetëmohim e solidaritet!” shkruan kryeministri Haradinaj në facebook.