
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim me një delegacion nga Turqia i kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të këtij vendi, Kemal Bozay.
“Turqia ka mbajtur një qëndrim parimor dhe vazhdimisht ka përkrahur shtetësinë e Kosovës dhe zhvillimin e institucioneve të saj”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se në takim me delegacionin e lartë turk kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Në bashkëbisedim me delegacionin e lartë turk, u dakorduam për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Turqisë në të gjitha fushat”, ka shtuar Haradinaj.