Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar pas pritjes nga Angela Merkel në Berlin të Gjermanisë.
”Fakti që kancelarja më priti në zyrën e saj personale, mënyra e organizimit të protokollit, 1 orë bisedë për temat konkrete, besojë se flet shumë”, ka thënë Haradinaj.
”Mundem t’i urojë Kosovës se nga sot tani është një nivel i ri i marrëdhënieve me Gjermaninë”, është shprehur ai për transmetuesin publik të Kosovës.
Haradinaj theksoi se Kosova e dëshmoi se është serioze në përgatitjen e temave. Shefi i ekzekutivit tregoi edhe momentin kur Merkel e përcolli deri te vetura.
”Ajo më përcolli deri te makina, më pyeti për zhvillimet ekonomike”.
”Momenti i fundit ishte çështja e Parkut Inovativ dhe Trajnues në Prizren. Pra e them, ishte shumë njerëzore, kishte një qasje njerëzore dhe më bëri të ndihem si familje”