
Kreu i LDK-së Isa Mustafa është takuar me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka deklaruar se është pro rrëzimit të qeverisë Kurti.
“Sot takova ish-Kryeministrin dhe Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa për të diskutuar Mocionin e Mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. E informova z. Mustafa se AAK do të votojë për këtë mocion, sepse Qeveria Kurti jo vetëm që do të jetë Qeveria më jetëshkurtër por edhe më e dëmshmja për Kosovën. AAK përkrah një zgjidhje të shpejtë pas rrëzimit të Qeverisë përbrenda institucioneve të vendit”, ka thënë Haradinaj.
“Është një situatë jo e lehtë, ne i dhamë përkrahjen LDK-së. Mbajtja pezull nuk është me dobi. Kemi qenë pro mocionit, do të kemi edhe takime tjera ditëve në vijim. Përkrahje do t’i japim .Nuk e di çka të them për Qeverinë teknike është herët të flasim. Opozita voton pro, qeveria Kurti e ka hequr taksën por e ka hequr në mënyrë më të keqe të mundshme”.
“Kemi përcjellë me vëmendje s’besoj që Kosova ka pasë ndonjëherë Qeveri më konfliktuoze. Jemi në situatë të vështirë dhe është një lloj dezertimi i Kurtit, prej temave kryesore të vendit. E ka hequr taksën pa negociuar me Amerikën”, ka thënë pas takimi Haradinaj.
Ky takim erdhi pak minuta para takimit të grupit parlamentar që të pajtohen për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. /ORAinfo/