Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur vendimin e KiE-së për t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare kërkesën e Kosovës për anëtarësim duke bërë që Kosova të kalojë etapën e parë të këtij procesi të rëndësishëm.
Haradinaj është shprehur se ky është një hap i mbarë por proces i vështirë.
“Sot me shumicë votash, vendet anëtare të Këshillit të Evropës aprovuan kërkesën e Kosovës pro procedimit të aplikimit në këtë instancë, hap i mbarë ky por proces i vështirë. Jemi besimplotë për anëtarësim të plotë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Sipas Haradinajt, tani është momenti që Kosova të nisë edhe fillimin e Partneritetit për Paqe sa më parë.
“Krahas këtij procesi, tani është momenti që Kosova të nisë sa më parë edhe fillimin e Partneritetit për Paqe”, shtoi Haradinaj.
Postimi i plotë: