Lëshimi me parashutë i kushtoi me jetë Artan Venharit.
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar me vdekjen e Artan Venharit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Prishtina humbi një nga djemtë më të mirë.
Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Prishtina humbi sot një nga djemtë më të mirë, Artan Venhari. E dhimbshme dhe tragjike humbja e tij, nga ajo që e pati gjithë jetën pasion, fluturimin në qiell.
Ngushëllime të sinqerta familjes.
Prehu i qetë në tokën e Kosovës Artan!.