Haradinaj: Marrëveshjet e natës nuk e di nëse sjellin dobi për vendin.
Daut Haradinaj ish deputet i Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që kryeministri i Kosovës Albin Kurti të jap më shumë detaje për darkën ë mbrëmshme me përfaqësuesi ne Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak.
Sipas Haradinajt opinion publik duhet të informohet për të gjitha detajet sa i përket dialogut Kosovë Serbi.
Ai ka pyetur Kurtin se për çfarë janë dakorduar mbrëmë me diplomatin e BE-së.
“Marrëveshjet e natës nuk e di nëse sjellin dobi për vendin. Shpresoj që ky mengjes do jetë reflektues për ty dhe për përgjegjësitë që i ke!”, ka shkruar Haradinaj.
Reagimi i plotë:
Shpresoj që Albini do e sqarojë opinonin në Kosovë për darkën e zhvilluar mbrëmë në orët e vona se për çka u dakorduan! A janë pajtuar për zbatimin e atyre marrëveshjeve që i kundërshtoi deri sa erdhi në pushtet!?
Është e padrejtë që opinioni të informohet nga negociatori e jo nga Albini.
Marrëveshjet e natës nuk e di nëse sjellin dobi për vendin. Shpresoj që ky mengjes do jetë reflektues për ty dhe për përgjegjësitë që i ke!