Haradinaj për doracakun e Edukatës Seksuale: Sulm ndaj familjes, aty ku qeverisë AAK kam kërkuar ta hedhin poshtë këtë paçavure

23:08 | 14 November 2024
haradinaj-per-doracakun-e-edukates-seksuale:-sulm-ndaj-familjes,-aty-ku-qeverise-aak-kam-kerkuar-ta-hedhin-poshte-kete-pacavure

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët e komunave ku udhëheq AAK që ta hedhin poshtë.

Sipas Haradinaj, nuk ka e as që mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes e vlerave kombëtare sesa ky doracak.

Reagimi i tij i plotë:

Nuk ka e as që mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes e vlerave kombëtare, se sa Doracaku i edukatës seksuale, i hartuar nga Qeveria e Albin Kurtit.

Por kjo nuk do të kalojë, jo vetëm në komunat e udhëhequra nga Aleanca, të cilave u kam kërkuar ta hedhin poshtë këtë paçavure si doracak, po askund në Kosovë. Familja jonë ka themele të lashta që nuk lëkunden kollaj, aq më pak nga ata që përditë e më shumë po identifikohen si antikombëtar!

Komento: