Haradinaj për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Është gjykatë një-etnike

23:20 | 06 Dhjetor 2023
haradinaj-per-gjykimin-e-ish-krereve-te-uck-se:-eshte-gjykate-nje-etnike

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë nga Dhoma e Specializuar e Kosovës.

Ai tha se nuk ka votuar formimin e kësaj gjykate: “ndonëse nuk i kemi ikur dhe nuk i ikim asnjëherë drejtësisë”.

“Por ajo që më ka shqetësuar është se, përpos që nuk është nën juridiksion tonë, problemi është se është gjykatë një -etnike, që po gjykohen vetëm shqiptarët”, deklaroi Haradinaj në RTK.

Komento: