Haradinaj për Kurtin: Tërheqja nga zotimi, është goditja më e rëndë që mund t’i bëhët Kosovës në planin ndërkombëtar

20:33 | 10 Maj 2024
haradinaj-per-kurtin:-terheqja-nga-zotimi,-eshte-goditja-me-e-rende-qe-mund-t’i-behet-kosoves-ne-planin-nderkombetar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se humbet momentumi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tre udhëheqësve institucionalë.

Haradinaj ka thënë se tërheqja e kryeministrit nga zotimi i liderëve institucional, është goditja më e rëndë që mund t’i bëhët Kosovës në planin ndërkombëtar.

“Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari, me garancitë e dhëna përmes një letre të përbashkët, ku zotohen se Kosova do të përmbushë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe tërheqja prej fjalës së dhënë, e shkruar e zezë mbi të bardhë, janë jo vetëm humbje, por edhe goditja më e rëndë që mund t’i bëhët Kosovës në planin ndërkombëtar”, ka thënë Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Mjerimi ka emër – Udhëheqja e Kosovës.

Nëse humbet momentumi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tre udhëheqësve institucionalë. Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari, me garancitë e dhëna përmes një letre të përbashkët, ku zotohen se Kosova do të përmbushë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe tërheqja prej fjalës së dhënë, e shkruar e zezë mbi të bardhë, janë jo vetëm humbje, por edhe goditja më e rëndë që mund t’i bëhët Kosovës në planin ndërkombëtar.

Udhëheqja e Kosovës me veprimet e saj, përfundimisht e ka humbur besimin, ndërkaq Kosovën e ka shndërruar në një vend që po izolohet e po ndëshkohet përditë e më shumë. Në krejt këtë situatë shqetësuese, kur po shihet qartë se vendi nuk ka as udhëheqës e as zot shtëpie, Presidentja e vendit ka vendosur të hesht dhe të na bombardojë me pamje nga ajri, të pilotimit të një helikopteri!

Po mjerimi ka zbritur në tokë dhe sot më shumë se asnjëherë e ka emrin, Udhëheqja e Kosovës!

Komento: