Haradinaj për Listën Serbe: Në kundërshtim me normat demokratike dhe në dëm të vetë serbëve

19:33 | 08 Prill 2024
haradinaj-per-listen-serbe:-ne-kundershtim-me-normat-demokratike-dhe-ne-dem-te-vete-serbeve

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke shkruar për qëndrimin e Listës Serbe ka thënë se është në kundërshtim me normat demokratike dhe në dëm edhe të vetë qytetarëve serbë.

Haradinaj u shpreh se ata duhet të jenë pjesë e proceseve që rrisin mirëqenien, sigurinë dhe përparimin e tyre.

“Thirrjet e Listës Serbe që serbët e Kosovës ta bojkotojnë regjistrimin e popullsisë si dhe tërheqja e anëtarëve serbë nga komisionet komunale zgjedhore në veri, janë në kundërshtim me normat demokratike dhe në dëm edhe të vetë qytetarëve serbë. Ata duhet të jenë pjesë e proceseve që rrisin mirëqenien, sigurinë dhe përparimin e tyre”.

“Këto procese nuk duhet të lidhen me agjendat politike të Beogradit. Regjistrimi i popullsisë është interes i të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe qytetarët serbë dhe në asnjë rrethanë nuk mund të ndikohet nga agjendat politike. Politika e Beogradit, duhet të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga instrumentalizimi i serbëve të Kosovës për agjenda politike”, ka shkruar ai.

Komento: