Haradinaj për “skandalin” e Ministrisë së Bujqësisë: Kurti s’guxon të veprojë, është i involvuar

14:38 | 17 November 2024
haradinaj-per-“skandalin”-e-ministrise-se-bujqesise:-kurti-s’guxon-te-veproje,-eshte-i-involvuar

Anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar pas raportimit se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Bujqësi Fitore Pacolli ka ndikuar që vëllai i saj të përfitojë rreth 100 mijë euro grant.

Haradinaj tha se kryeministri Albin Kurti nuk vepron lidhur me këtë, pasi sipas tij shefi i qeverisë është i involvuar.

“Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të keqpërdoren nga kjo qeveri për të vepruar Hetuesia dhe Prokuroria. Sa për kryeministrin dihet që nuk guxon të veprojë, sepse është vetë i involvuar”, u shpreh ai.

Komento: