Haradinaj për vdekjen e Kadaresë: Njeriu që lartësoi kombin dhe e futi në analet e letërsisë së përbotshme

12:21 | 01 Korrik 2024
haradinaj-per-vdekjen-e-kadarese:-njeriu-qe-lartesoi-kombin-dhe-e-futi-ne-analet-e-letersise-se-perbotshme

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar për vdekjen e emblemës së letërsisë, Ismail Kadaresë.

Haradinaj thotë se Kadare ishte shqiptare më i famshëm në glob.

Po ashtu thotë se Kadare ishte njeriu që e lartësoi kombin, që e lartësoi Shqipërinë, që lartësoi Kosovën dhe që letërsinë e një kombi të vogël e futi në analet e letërsisë së përbotshme.

“Ne sot e kemi humbur gjeneralin e letrave shqipe, e kemi humbur ambasadorin e krijimtarisë shqiptare në Botë, e kemi humbur Ismail Kadarenë, emri i të cilit i ngërthen në vete krejt vlerat më të larta që mund t’i ketë njeriu! Ky emër do t’i jetojë epokat! Lamtumirë Mjeshtër!”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Komento: