Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka konfirmuar edhe një herë se sot udhëton për në Paris, me të vetmin mision, avancimin dhe shpejtimin e agjendës për liberalizmin e vizave.
Haradinaj tha se si një e drejtë e mohuar për qytetarë te Kosovës, do të angazhohet fuqimisht që izolimit t’i vije fundi, transmeton Indeksonline.
Kryeministri shtoi gjithashtu se Kosova ka përmbushur secilin kriter të vendosur nga BE-ja dhe se tash është koha e fundit për reflektim dhe vendim të merituar për kosovarët.
Postimi i plotë:
Sot, udhëtova për vizitë zyrtare në Paris, më të vetmin mision, avancimin dhe shpejtimin e agjendës për liberalizimin e vizave.
Si një e drejtë e mohuar për qytetarët tanë, do të angazhohemi fuqimisht që izolimit të Shtetit më të ri në rajon, t’i vije fundi. Populli i Kosovës duhet trajtuar si gjithë popujt tjerë, pa dallime, në lëvizjen e lirë.
Kosova ka përmbushur secilin kriter të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe tash është koha e fundit për reflektim dhe vendim të merituar për kosovarët!
RH