Haradinaj për vizitë në BIK: Ta gëzojmë bashkë, të jetojmë me porosinë e festës që është sakrifica

09:45 | 16 Qershor 2024
haradinaj-per-vizite-ne-bik:-ta-gezojme-bashke,-te-jetojme-me-porosine-e-festes-qe-eshte-sakrifica

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, e ka pritur sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për nder të festës së Kurban Bajrami.

Tërnava thënë se janë ndihmuar mbi 4 mijë familje në nevojë, dhe se qytetarët janë treguar tejet solidarë për këtë festë duke shpërndarë mishin e Kurbanit, mbi 200 tonë gjithsej.

Kurse, Haradinaj gjatë vizitës theksoi se duhet t’u dalin në ndihmë njerëzve që kanë nevojë.

“Ta gëzojmë bashkë, të jetojmë me porosinë e festës që është sakrifica, po edhe solidariteti i ndërsjellë”, ka thënë Haradinaj.

Komento: